Tifozi krijoi fanellë me qese plastike të Fenerbahçes, presidenti shkoi ia dhuroi origjinalin!

Historitë e bukura, ato që futbolli shpesh na i dhuron. Një botë e cila qarkullon miliarda, por që gjithsesi është në gjendje të bëjë edhe më të varfrit të ëndërrojnë. Mjafton pasioni dhe pak fantazi.

Kjo i ndodhi një tifozi të ri të Fenerbahçes, i cili mendoi një mënyrë të veçantë që të mbante veshur fanellën e skuadrës së tij të zemrës. Djaloshi nuk kishte mjaftueshëm pará për të blerë fannellën verdhezi dhe në këto rrethana e krijoi vetë.

Me ndihmën e një qeseje plastike, e cila kishte ngjyrat e skuadrës turke. Më pas vizatoi me dorë logon e Fenerbahçes. Një pamje që u bë menjëherë virale në internet, duke tërhequr edhe vëmendjen e klubit nga Stambolli.

Pasi anë krijimin e tifozit të ri, drejtuesit e skuadrës turke e kontaktuan dhe i bën ftesë të vizitonte selinë e klubit. Madje, presidenti i Ferenbahçes i dhuroi edhe një fanellë të vërtetë, në këmbim të uniformës së krijuar me qesen plastike. Një histori nga ato që konfirmojnë magjinë e futbollit.

Leave a Reply