Katërshja e Shkëndijës takohet në aeroportin e Malagas (FOTO)

Katër bashkëlojtarë te Shkëndija e Tetovës, të ndarë dy me përfaqësuesën e Maqedonisë dhe dy tjerë me Kombëtaren U21 të Shqipërisë takohen Malaga të Spanjës. Egzon Bejtullai dhe Visar Musliu kanë udhëtuar me Maqedoninë drejt Gjibraltarit për ndeshjen e së enjtes në Ligën e Kombëve, ndërsa nga Shkupi kanë zbarkuar në aeroportin e Malagas për të vijuar në destanicionin e fundit (Gjibraltar) me autobus.

Pikërisht në aeroportin e Malagas janë takuar me dy bashkëlojtarët e Shkëndijës, Shefit Shefitin dhe Arbin Zejnullain të cilët janë gjendur me Kombëtaren U21 të Shqipërisë për takimin që do ta luajnë me Spanjën në kualifikimet për EURO2020.

Futbollistët për pak kohë janë shoqëruar së bashku në aeroport dhe pastaj kanë vijuar me përfaqësueset respektive deri në destinacionet e caktuara./InfOSport.mk

Leave a Reply