Futsal Shkupi sonte zhvillon miqësoren e parë në prag të stinorot pranveror

Skuadra kampione në fuqi e Futsal Shkupit, gjatë ditës së sotme do të zhvillojë ndeshjen e parë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për pjesën e dytë të kampionatit në elitën e futsalit vendor, ku synim kryesor ka mbrojtjen e të dy titujve, atë të kampionit dhe Kupës, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Çairi tashmë dy javë të plota ka nisur me stërvitje në palestrën e SH.M.SH “Zef Lush Marku”, ndërsa sonte trajneri Zoran Lekiq ka vendosur të provojë skuadrën në një ndeshje miqësore, që do ta zhvillojnë kundër Zhelezarecit. Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në lagjen e Çentos me fillim në ora 20:00, ndërsa që të dy trajnerëve do të ju shërbejë edhe si parapërgatitje për ndeshjet e Kupës që i presin me 3 dhe 4 shkurt.

⚽️ NDESHJE MIQËSORE ⚽️🔝 Zhelezareci 🆚 FUTSAL SHKUPI🕘 27/01/20 | 20:00h📍 Palestra "Makedonija" – Lagjia Çento#FutsalShkupi#NeJemiKampionët

Публикувахте от Futsal Shkupi в Понеделник, 27 януари 2020 г.

Futsal Shkupi do të luaj kundër Ovçe Poles, derisa Zhelezareci me ekipin e Lozar D.K. Vlen të theksohet se në takimin e sotëm trajneri Zoran Lekiq nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e 5 reprezentuesve, Zoran Leveski, Erkan Seferi, Shefki Berisha, Ferid Agushi dhe Aleksandar Gligorov, të cilët i janë bashkuar ekipit përfaqësues për turneun paraeliminatorë për Euro 2020, që nga data 30 janar deri me 2 shkurt do të mbahet në palestrën “Boris Trajkovski” në Shkup.

Përveç përfaqësueses së Maqedonisë si nikoqir, në kët turne do të marrin pjesë edhe Uellsi dhe Norvegjia.

Leave a Reply