Dështon transferimi i Januzajt te Roma! “Ujqërit” transferojnë mesfushorin e Barcelonës

Asgjë nga transferimi i Adnan Januzajt te Roma. Futbollisti shqiptarë ishte një ndër opsionet për të zëvendëusar të lënduarin Zaniolo, mirëpo marrëveshja me Sociedadin ishte e vështirë për t’u arritur dhe dalja e mesfushorit të Barcelonës, Karles Perez në skenë bëri që verdhekuqtë “ta harronin” belgun me origjinë shqiptare.

Kështu 21-vjeçari Perez pritet që nesër ti bashkohet skuadrës romake, pasi thuhet se ka arritur marrëveshje personale me klubin italian.

Sipas mediave në Spanjë Barcelona do ta la të lirë Perezin për shumën e 13-15 milionë eurove, ndërsa ajo që vlen të theksohet është se “katalunasit” nuk do të kenë klauzolë riblerje për 21-vjeçarin.

Perez arriti të ishte pjesë e skuadrës së parë të Barcelonës këtë sezon, ku tregoi aftësi mjaft të mira, por pa arritur të bindë stafin “katalunas”.

Ata nuk e shohin spanjollin si një lojtar aq të aftë, sa të marrë përgjegjësi të mëdha në sulmin e një skuadre si ajo “blaugrana”. Ndërkohë, Roma ka nevojë jetike për yllin “katalunas”.

Leave a Reply