Vjen një shkëmbim i madh midis Barcelonës dhe Juventusit

Dy skuadrat gjigande europiane, Juventusi dhe Barcelona janë gati të shkëmbejnë futbollistë mes vete. Fjala është për dy mesfushorët Emre Xhan dhe Ivan Rakitiç, që do lëviznin në kahje të kundërt.

Mesfushori gjerman ka qenë i lidhur vazhdimisht me një largim nga Torino dhe u la jashtë listës së Ligës së Kampionëve për gjysmën e parë të sezonit, ndërsa edhe Rakitiç nuk po e ka vendin e titullarit të sigurtë te Barcelona.

E gjithë kjo mund të sjellë edhe shkëmbimin e këtyre dy futbollistëve me mjaft përvojë në futbollin europian, ndërsa një gjë e tillë pritet të ndodhë brenda këtyre 4 ditëve, kur edhe përfundon merkatoja e janarit.

Leave a Reply