Panuçi: Jemi gati, shpresojmë për fitore ndaj Izraelit!

Christian Panucci, konçiz dhe i drejtpërdrejtë në konferencën për shtyp para ndeshjes debutuese të “Nations League” kundër Izraelit. Trajneri italian u beson lojtarëve kuqezi me eksperiencë, tek të cilët është mbështetur për ta nisur me fitore këtë turne.

Pse keni hedhur ne gjyq presidentin Nishani?

Sepse njerëzit duhet të mësojnë të sillen me edukatë dhe të mos ofendojnë njeri, kaq. Nëse jam konsultuar me presidentin e FSHF-së, është puna ime.

Një pjesë e mirë e lojtarëve nuk kanë minuta në këmbë, a jeni i qartë për formacionin apo ende keni dilema?

Skuadra është mirë, ka punuar shumë, është në gjendje shumë të mirë dhe gati për t’u përballur me Izraelin.

Keni deklaruar që do të grumbulloni lojtarë që luajnë më shumë, shohim disa lojtarë nuk kanë luajtur ndërkohë që Kaçe apo Ramadani nuk janë thirrur…

Kam deklaruar se në role të ndryshme jemi në emergjencë dhe kemi thirrur lojtarë edhe pa luajtur. Nuk e kam thirrur Ramadanin, sepse kam zgjedhur eksperiencën. Sa i përket Kaçes nuk ka luajtur shumë, jua them me siguri.

A vendos Izraeli dhe Skocia të ardhmen tuaj.

Nuk është pyetje për mua, duhet të pyesni presidentin. Unë përgatis skuadrën për këto dy ndeshje.

Ju keni thënë që së shpejti do të shohim Shqipërinë e vërtetë, a është ky momenti?

Shpresojmë. E kemi përgatitur mirë ndeshjen, kemi rikuperuar shumë lojtarë dhe shpresoj që të fitojmë.

Keni përdorur 8 formacione të ndryshme në 8 ndeshje, edhe këtë radhë do të kemi një formacion ndryshe?

Do ta shohim nesër. Jemi mbështetur tek eksperienca.

Skuadra ka pësuar 7 gola në dy ndeshjet e fundit…

Shpresojmë që me rikuperimin e shumë lojtarëve, të kthejmë eksperiencën.

Qaka dhe Ramadani ishin ata që luajtën më shumë në miqësore….

Siç e thashë, po vazhdoj t’i besoj skepsriencës, por ata vazhdojnë të jenë pjesë e listës sime.

Sa e njihni Izraelin dhe a e keni ndjekur në përballjet me Italinë? Keni biseduar me miqtë tuaj italianë?

Kemi parë ndeshjet me Shqipërinë këtu dhe në Izrael. Skuadra ka ndryshuar, është trajneri i ri me me lojtarë të rinj. Kemi pak informacion.

Shqipëria do të udhëtojë të hënën drejt Skocisë, çfarë mendimi keni për këtë kundërshtar dhe si e kujtoni golin tuaj që eliminoi kundërshtarin?

Për mua vlen vetëm Izraeli, pasi të mbarojë ndeshja e parë, të shtunën atëherë do të flasim për Skocinë.

A jeh lojtarë të veçantë të Izraelit?  

I njoh, i kam studiuar, kanë lojtarë me shumë cilësi dhe eksperiencë si Salomon, Zahavi dhe Nacho në mesfushë, në prapavijë janë shumë të fortë. Për ne do të jetë shumë e rëndësishme dhe e vështirë

A keni dëgjuar për trajnerin e ri të Izraelit, që vjen nga Austria?

E njoh se ka punuar me përfaqësuesen olimpike të SHBA. Do të jemi përballë njëri-tjetrit dhe i uroj fat.

Leave a Reply