Baldovaliev vendosi fatin e FC Shkupit (VIDEO)

Zoran Baldovaliev ka rezultuar deçiziv në fitoren e Aakademia Pandev në përballjen ndaj FC Shkupit. Ish reprezentuesi i Maqedonisë realizoi të dy golat në fitoren 2:0 të skuadrës së tij, që vazhdon të mbetet në krye të renditjes tabelare, njofton “infOSport.mk”.

AKADEMIA PANDEV SHENON NGA PENALTIAA. PANDEV – SHKUPI 1:0(Z. Baldovaliev 58' pen.)

Публикувахте от infosport.mk в 14 октомври 2017 г.

Të dy golat Baldovaliev i realizoi në pjesën e dytë. Fillimisht në minutën e 58-të nga pika e bardhë arriti që të mposht portierin Suat Zendeli, ndërsa në minutat e fundit të takimit pas një aksioni të shpejtë realizoi edhe golin e dytë pas kombinimit me italianin Gulio Grifoni.

BALDOVALIEV SHENON EDHE GOLIN E DYTE NDAJ SHKUPITA. PANDEV – SHKUPI 2:0(Z. Baldovaliev 90')

Публикувахте от infosport.mk в 14 октомври 2017 г.

Në këto momente Shkupi, që bëri një pjesë të parë shumë solide kërkonte golin e barazimit, mirëpo fati nuk ishte me “pëllumbat” nga Çairi, të cilët pësuan disfatën e dytë rradhazi, pas asaj ndaj Vardarit.

Me këtë fitore Akademia Pandev renditet në pozitën e tretë me 17 pikë, teksa Shkupi tashmë pozicionohet në vendin e pestë me 12 pikë të tubuara.

Leave a Reply