De Biasi nuk e harron dashurinë e vjetër, Shqipërinë

Për pak minuta në “Elbasan Arena” pritet të fillojë ndeshja, Shqipëri-Izrael, e vlefshme për grupin “C” në kuadër të Ligës së Kombeve.

Mes një atmosfere të vakët dhe pa shumë mbështetës, kuqezinjtë mbrëmjen e sotme do të kenë edhe një tifoz të veçantë. Bëhet fjalë për ish-trajnerin, Xhiani De Biasi. Tekniku italian është parë të futet në stadium vetëm pak orë para fillimit të ndeshjes dhe do ta njek përballjen nga tribuna vip.

Herën e fundit që Izraeli erdhi për të luajtur në Shqipëri, De Biasi ishte në stolin e kombëtares kuqezi.

Tekniku italian u largua nga drejtimi i përfaqësues shqiptare pikërisht pas disfatës 0:3 ndaj Izraelit, e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror, “Rusi 2018”.

De Biasi gjithashtu është parë në hyrje të “Elbasan Arena” me presidentin e FShF-së, Armando Duka.

Nuk dihet nëse kjo prani e De Biasit në stadium në prag të kësaj ndeshje mund të shërbejë si presion për trajnerin aktual të Shqipërisë, Panuçi.

Vlen të kujtojmë se De Biasi aktualisht nuk drejtion asnjë skuadre për momentin.

Leave a Reply