Shqipëri-Izrael, formacionet zyrtare

Seleksionuesi i Shqipërisë, Kristian Panuçi ka publikuar formacionin me të cilin do të synojë të triumfojë përballë Izraelit.

Strakosha fiton duelin me Berishën për numrin 1, ndërsa Hysaj në të djathtë është i padiskutueshëm.

Kapiteni Agolli do ta nisë nga stoli, pasi në të majtë është preferuar Binaku. Dyshja e qendrës është Xhimshiti-Veseli. Në mesfushë do të startojë titullar Basha, i cili në krah të tij do të ketë Xhakën dhe Memushajn. Gavazaj do të mbulojë krahët, së bashku me Jahmir Hykën, të cilit i është besuar dhe shiriti i kapitenit.

Në sulm do të jetë sulmuesi i Ostende, Sindrit Guri.

Ndeshja Shqipëria-Izraeli zhvillohet në Elbasan Arena me fillim në ora 20:45.

Leave a Reply