Ozil mund të luaj në Turqi!

Mesfushori gjerman me origjinë turke, Mesut Ozil mund të luaj në Turqi te skuadra e Fenerbahçes, shkruan “Daily Mail”. 29-vjeçari është në konflikt me trajnerin e tij te Arsenali, Unaj Emeri, i cili nuk e sheh si një titullarë fiks në formacionin e tij.

Ozil para pak kohësh i dha fund karrierës te Kombëtarja gjermane, pas një konflikti me opinionin publik gjerman, për shkak të një fotoje të tij me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan para Botërorit të Rusisë.

Ozil te Arsenali ka një pagë javore prej 350 mijë euro, shumë këtë të cilën me siguri se nuk mund ta marrë te Fenerbahçe. Mbetet të shihet nëse ai është i gatshëm të heq dorë nga kjo shumë dhe të marrë një pagë shumë më të vogël se ajo që merr te skuadra angleze.

Leave a Reply