Autoritetet spanjolle dënojnë me 4 muaj Marselon

Mbrojtësi i Realit të Madridit, Marselo është dënuar me kusht për 4 muaj dhe me një gjobë prej 750 000 euro, për shkak mashtrimeve me taksat në Spanjë, pohon “El Mundo Deportivo”.

Braziliani është një emër tjetër i madh që është sanksionuar nga autoritetet spanjolle, për shkak se ka dëmtuar arkat e shtetit. Para tij të njëjtën gjë e kishin përjetuar edhe Kristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Hoze Murinjo.

Marselo e kishte pranuar fajin se ka fshehur taksat në periudhën 2011-2013, ndërsa kjo e ndihmoi atë që të marrë një dënim më të vogël.

Leave a Reply