Bosnje Hercegovina-Austria, Edin Xheko vjen me një rekord

Mbrëmë përfaqësuesja e Bosnje e Hercegovinës zhvilloi edhe ndeshjen e dytë në kuadër të grupit 3 të Ligës “B” në kuadër të Ligës së Kombeve, duke regjistruar fitore minimale 1:0 ndaj Austrisë.

Për ekipin kombëtar boshnjak ishte kjo fitorja e dytë nga po aq ndeshje, pas asaj fitore ndaj Irlandës së Veriut (2:1), ndërsa më i merituari për fitoren ndaj austriakëve ishte sulmuesi i Romës, Edin Xheko.

Përveç këtij goli Xheko mbrëmë ndaj Austrisë regjistroi ndeshjen e tij të 95-të me fanellën e Bosnje e Hercegovinës, duke u bërë futbollisti me numrin më të madh të ndeshjeve të zhvilluara me këtë përfaqësuese.

Xheko në këtë mënyrë tejkaloi ish mbrojtësin Emir Spahiç, i cili për një kohë të gjatë mbante shiritin e kapitenit te përfaqësuesja boshnjake.

Leave a Reply