Totenhami me dy mungesa të rëndësishme ndaj Liverpullit

Totenhami nuk do të jetë i kompletuar për ndeshjen e ardhshme kampionale ndaj Liverpullit.

Dele Alli dhe Hugo Lloris do të jenë dy mungesat e rëndësishme të skuadrës nga “Vajt Hart Lejn” që në kuadër të javës së 5-të do të jetë nikoqir i kryesuesve aktual të Premierligës.

Portieri Lloris do të mungojë për disa javë për shkak të një lëndimi në kofshë të pësuar në fitoren ndaj Mançester Junajtedit në gusht, teksa Alli ishte dëmtuar me përfaqësuesen e Anglisë, që së fundmi zhvilloi dy ndeshje, kundër Spanjës, e vlefshme për Ligën e Kombeve dhe miqësoren ndaj Zvicrës.

Ndeshja Totenham-Liverpull në program është të shtunën (15 shtator) me fillim në ora 13:30.

Leave a Reply