Interi gati për “show”, 7 ndeshje në 21 ditë

Interi e presin disa javë të zjarrta në futboll, si me ndeshjet nga Serie A, gjithashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Stadiumi “Xhuzepe Meaca” është gati për të qenë i mbushur dhe i zjarrtë për ndeshjet e skuadrës së Interit, që të shtunën, në orën 15:00 në kuadër të javës së katërt në “Serie A”do të luaj kundër Parmës, teksa të martën me fillim në ora 18:55 në kuadër të Ligës së Kampionëve do të zhvillojë ndeshjen e parë të grupit “B” kundër Tottenhamit.

Gjatë muajve shtator-tetor, “zikaltrit” do të bëhen gati për një shkundje të fortë, pasi në këtë periudhë do të luajnë 7 ndeshje në 21 ditë, ku pritet një numër i madh tifozësh.

Për ndeshjen kundër Parmës në Serinë, A priten 60 mijë tifozë, ndërkohë që për rikthimin në Ligën e Kampionëve pas 6 vitesh mungesë, në shkallët e stadiumit “Xhuzepe Meaca” mund të jenë prezent rreth 70 mijë tifozë, e pse jo ndoshta edhe më shumë.

Parma nuk fiton në “San Siro” që prej vitit 1999, ndërkohë që Interi ka që në muajin prill pa fituar në shtëpi. Suksesi i fundit ka qenë kundër Kaljarit, me rezultatin 4:0, kur shënonin Kanselo, Ikardi, Brozoviç dhe Perishiç.

Plot entuziazëm duken blerjet e fundit të “zikaltërve”, si Kvadvo Asamoah apo Balde Keita, të cilët mezi presin të lënë shenjën e tyre përpara tifozëve tëtyree në “Xhuzepe Meaca”.

Leave a Reply