Shkëndijës i mjafton vetëm një pjesë për të mundur Kit Go

Skuadrës kampione në fuqi të Maqedonisë dhe njëherit fitues i trofeut të fundit të Kupës së Maqedonisë, Shkëndijës i ka mjaftuar vetëm pjesa e parë për të mundur ekipin e Kit Go në ndeshjen e parë të 1/8 së finales, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Pehçeva që garon në Ligën e Dytë nuk ishte kundërshtarë i barabartë me Shkëndijën, skuadër kjo që dy golat e fitore (2:0) i reealizoi në një interval kohor prej vetëm dy minutash.

Armend Alimi fillimisht në minutën e 22-të shënoi golin e parë në rrjetën e mysafirëve, teksa vetëm dy minuta më pas Omar Imeri realizoi edhe golin e dytë.

Për mesfushorin shkupjan ishte ky goli i dytë në vazhdimësi në kuadër të ndeshjeve të Kupës, duke pasur parasysh se kishte shënuar golin e dytë edhe në atë fitore 0:2 ndaj Kozhuvit në kuadër të 1/16 së finales.

Leave a Reply