Java e 7-të vjen me një lider të ri në renditjen tabelare

Edhe përkundër krizës financiare që ka kapluar skuadrën e Vardarit, megjithatë skuadra nënkampione e vendit nuk po ndjen krizë kur janë në pyetje rezultatet, njofton “infOSport.mk”. Skuadra shkupjane e udhëhequr nga ish reprezentuesi i Maqedonisë, Aleksandar Vasoski, kryeson renditjen pas 7 javëve të para, duke vazhduar të mbetet skuadra e vetme e pamposhtur në sezonin 2018/2019.

Vardari në ndeshjen e sotme mundi Sileksin me rezultatin minimal 1:0, ku golin vendimtarë të fitores e realizoi ish futbollisti i Shkëndijës, Viktor Nildo Xhufo.

Me 5 fitore dhe dy barazime në këto 7 javë të para, Vardari kryeson i vetmuar renditjen me 17 pikë, i ndjekur nga Akademia Pandev, që sot u dorëzua në teren vendas përballë Renovës.

Vendi i tretë është për Shkëndijën që në Tetovë u mund nga Pobeda, skuadër kjo që tashmë figuron lartë në tabelë dhe me 11 pikë mban pozitën e katërt, ndërsa Rabotniçki që para disa javëve ishte lider, pas tre disfatave të njëpasnjëshme, tashmë ndodhet në pozitën e 5-të me 9 pikë të tubuara.

Bellasica e ringjallur me përforcimet e fundit të bëra vetëm ditën e fundit të merkatos tashmë 4 xhiro nuk dinë për disfatë dhe aktualisht renditet në pozitën e 6-të me 8 pikë, duke lënë pas vetes Renovën me një pikë më pak, ndërsa dy vendet e fundit janë të rezervuara për ish kampionët e Maqedonisë, FC Shkupi dhe Sileksi që kanë nga vetëm 5 pikë.

# Ekipi Nd. F B D G-av. Pikë
1. Vardari 7 5 2 0 10:4 17
2. A. Pandev 7 5 0 2 12:6 15
3. Shkëndija 7 4 2 1 16:9 14
4. Pobeda 7 3 2 2 6:6 11
5. Rabotniçki 7 3 0 4 10:16 9
6. Bellasica 7 2 2 3 5:8 8
7. Renova 7 2 1 4 7:9 7
8. Makedonija GjP 7 1 3 3 6:6 6
9. Shkupi 7 1 2 4 5:8 5
10. Sileksi 7 1 2 4 4:9 5

Leave a Reply