Darko Krsteski emërohet trajner i ri i Pelisterit

Pelilsteri në vazhdim të kampionatit në Ligën e Dytë – Perëndim do të udhëhiqet nga ish trajneri i Pobedës, Darko Krsteski. Strategu nga Prilepi në këtë post do të pasojë Tomçe Trajanovskin, i cili ditë më parë dha dorëheqje pas rezultateve të dobëta të skuadrës nga Manastiri, e cila në 6 javët e para nuk arriti që të gjejë asnjë fitore.

Krsteski në të kaluarën përveç te Pobeda, si trajner për gjysmë viti ishte edhe te Tikveshi, ndërsa gjithashtu kishte punuar edhe në Libi.
Detyra e Krsteskit është që të ngrit Pelisterin, skuadër kjo që tashmë do të ketë edhe drejtues të rinj, në emrin e biznesmenit Pece Stojçevski, me të cilin dje ndoqën bashkë nga tribunat e stadiumit ndeshjen kundër Gostivarit, në të cilën Pelisteri shënoi fitore me rezultatin 2:1.

Krsteski si trajner i ri i Pelisterit pritet të prezantohet të hënën, ose më së voni gjatë ditës së martë.

Leave a Reply