Vilder dhe Fjuri përleshen në konferencën për shtyp (VIDEO)

Deontej Vilder dhe Tajson Fjuri kanë filluar luftën e tyre që një muaj më parë, nga meçi i tyre i paraparë me datë 1 dhjetor. Që të dy boksierët dolën sot në konferencën e parë për shtyp, e cila megjithatë duheshe të ndërpritet, pasi dy rivalët e peshave të rënda u kacafytën mes tyre.

E gjithë kjo ndodhi kur Tajson Fjuri u ngrit në këmbë dhe kërkoi nga Vilderi që të ngritej edhe ai, për të demonstruar fuqinë e tij.

“Unë nuk jam kundërshtar për një njeri. Jam kampioni i drejtë i botës i peshave të rënda, më i miri nga të gjithë”, tha Fjuri.

Vilderi shtyu Fjurin, që bëri që të ndërhyjë sigurimi për të qetësuar gjakrat.

Watch Wilder v Fury live on BT Sport Box Office on 1st December

😲 THAT ESCALATED QUICKLY 😲Tyson Fury challenges Deontay Wilder to a sparring session and is then pushed by the champion 😳The security and Frank Warren had to split them up!#WilderFury coming to BT Sport Box Office on December 1st. Save the date 👊

Публикувахте от BT Sport в Понеделник, 1 октомври 2018 г.

Konferenca nisi me provokime, me Fjurin që me t’u ulur premtoi se “do t’i thyente dhëmbët” Vilderit.

“Askush nuk mund ta rrah Tajson Fjurin. Nëse ndeshemi 30 herë, unë do të fitoja 30 herë”, tha Fjuri.

“Po të mos të mposht, do të puth të dyja këmbët e tua”, i tha Fjuri kundërshtarit të tij.

Dueli i shumëpritur i peshave të rënda në mes të Tajson Fjurit dhe kampionit të WBC, Deontej Vilder do të zhvillohet në Los Anxheles me datë 1 dhjetor.

Leave a Reply