Formacionet e mundshme, Roma – Liverpull

Roma dhe Liverpulli sonte zhvillojnë ndeshjen e kthimit të ½ së finales në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian.

Skuadra italiane është në disavantazh prej 3 golash, dhe kërkon që ta përmbys rezultatin e ndeshjes së parë 2:5 në favor të skuadrës angleze.

Edhe pse duket mjaftë e vështirë, “romakët” ende besojnë te mrrekullitë, siç bënë një të tillë në ndeshjen kthyese çerekfinale kundër Barcelonës, kur shënuan fitore të pastërt 3:0, duke zhvlerësuar në atë mënyrë fitoren e parë të “katalunasve” 4:1 në Kamp Nou.

Roma në këtë ndeshje do të luaj pa mesfushorët Diego Perotin dhe Kevin Strootman që janë të lënduar, teksa në anën tjetër mungesa të mëdha te Lliverpulli do të jenë Okslejd-Çamberlejn dhe  Emre Xhan.

Ndeshja në “Olimpiko” midis Romës dhe Liverpullit starton në ora 20:45.

FORMACIONET E MUNDSHME:
ROMA: Alisson; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; Nainggolan, De Rossi, Pellegrini; Schick, Dzeko, El Shaaraëy.
LIVERPULLI: Karius; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Wijnaldum, Henderson, Milner; Salah, Firmino, Mane.

 

Leave a Reply