Boateng debuton me disfatë te Barcelona (VIDEO)

Kevin Princ Boateng ka debutuar me disfatë te Barcelona, skuadër kjo e cila sonte u mund 2:0 në udhëtim te Sevilja në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Kupës së Mbretit, njofton ‘infOSport.mk’.

Pa Lionel Messin dhe Serhio Buskets në skuadër, por me përforcimin e fundit, Boateng, i cili në lojë u inkuadrua në minutën e 63-të në vend të Luis Suarez, Barcelona humbi ndeshjen në pjesën e dytë, kur ‘andaluzianët’ në dy raste tundën rrjetën e Silesen.


GOLAT NGA NDESHJA SEVILJA – BARCELONA, NDIQENI KËTU.


Ishte Pablo Sarabia, ai i cili në minutën e 58-të shënoi golin e parë për Seviljën, teksa golin e dytë, që sjellë më shumë siguri për në ndeshjen e kthimit në ‘Kamp Nou’ për skuadrën nga ‘Ramon Sançez Pizhuan’ e realizoi Ben Jeder në minutën e 76-të.

Ndeshja e kthimit në ‘Kamp Nou’, ku ‘katalunasit’ do të tentojnë të përmbysin epërsinë prej dy golave të Seviljës në program është me 30 janar.

Leave a Reply