Sulmi atomik i PSZH-së demoloi serbët e Crvena Zvezdës (VIDEO)

Skuadra e Paris Sen Zhermenit ka demoluar Crvena Zvezdën me rezultatin 6:1 në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit ‘C’ në kuadër të Ligës së Kampionëve. Parisienët dëshmuan se për momentin janë skuadër shumë më e mirë se ajo serbe, duke mos e vënë në dyshim në asnjë moment fitoren.

“Hat-trik” në këtë ndeshje realizoi Nejmar, me të cilët gola u barazua me Kaka-n, si braziliani me më shumë gola në turneun më të rëndësishëm europian në nivel klubesh. Që të dy këta super futbollistë kanë të shënuar nga 30 gola, me Nejmar, i cili ka gjasa që këtë numër të golave ta ris edhe më shumë.

Përveç tij në listën e golashënuesve për PSZH-në u regjistruan edhe Kavani, Mbape dhe Di Maria. Golin e vetëm për Crvena Zvezdën e realizoi Marko Marin.

Në takimin tjetër të zhvilluar në ora 18:55, Shalke 04 si mysafir me rezultatin minimal 1:0 mundi Lokomotivën e Moskës. Golin e vetëm për skuadrën gjermane në këtë transfertë e realizoi amerikani 20-vjeçar Veston Mekeni.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply