Natë tmerri për futbollistin e Napolit, grabitet me armë në mesnatë

Mbrëmë e gjithë skuadra e Napolit ishte në festë pas fitores së madhe ndaj Liverpullit në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, mirëpo kjo festë mund të shndërrohej në një tragjedi në rëndë për futbollistin e tyre, Arkadiush Milik, i cili ishte cak i një grabitjeje.

Sulmuesi polak, teksa po kthehej në shtëpinë e tij në mesnatë, dy grabitës i kanë dalë përpara duke i zënë rrugën. Ata e kanë kërcënuar me armë në kokë dhe i kanë marrë një orë “Roleks” me vlerë të konsiderueshme.

Ngjarje të tilla në Napoli kanë ndodhur edhe më parë, madje ka pasur futbollistë që janë larguar për shkak të pasigurisë. Fati i mirë në gjithë këtë ngjarje është se Milik ka përfunduar pa ndonjë lëndim, edhe pse frika ka qenë shumë e madhe te ai.

Leave a Reply