Sonte dy ndeshjet e rradhës çerekfinale të LK

Sonte luhen dy ndeshjet e rradhës çerekfinale të Ligës së Kampionëve Europian, ku sërish do të kemi përballje spanjollo-italiane, ndërsa gjithashtu do të kemi edhe një përballje angleze. Barcelona në “Kamp Nou” sonte do të mirëpret Romën, teksa në “Enfilld Roud” mejdanin do të ndajnë dy gjigandët angleze, Liverpulli dhe Mançester Siti.

Barcdelona kërkon të mbyllë gjithçka që në sfidën e parë në mënyrë që të ruajë energjitë për sfidat e rradhës, kurse Roma shkon me synimin për të lënë shenjë në “Kamp Nou”.

Super ndeshja tjetër është mes dy gjigandëve anglezë pritet të sjellë më shumë paqartësi, duke pasur parasysh formën e të dyja skuadrave.

Tekniku i Liverpullit Jurgen Klop është shprehur optimist për ekipin e tij, duke pohuar se skuadra e tij ka forcë për të mundur Mançester Sitin, skuadër kjo e cila disfatën e vetme në Premierligë të këtij edicioni e ka pësuar pikërisht nga Liverpulli, ndërkohë Guardiola nga ana tjetër kërkon të dalë me rezultat pozitiv nga kjo ndeshje, për të shpresuar më pas për ndeshjet gjysmëfinale.

Leave a Reply