Valverde: Të dëshmojmë edhe në fushë se jemi favorit ndaj Romës

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është në dijeni për rrezikshmërinë dhe forcën e ekipit romak dhe mbi të gjitha për aftësitë e trajnerit të tyre, Euzebio Di Françesko.

Valverde ka pësuar një disfatë të rëndë nga trajneri aktual i Romës, në kohën kur ai drejtonte Sassuolon, ndërsa vetë trajneri aktual i Barcelonës ishte në krye të Atletik Bilbaos. Në atë ndeshje të vlefshme për Liga Europa, Di Françesko kishte dalë fitues me rezultatin 3:0, ndërsa pikërisht për këtë Valverde ka fjalë miradie për strategun e ri italian, i cili me Romën po bënë mirë këtë edicion.

Është një trajner shumë i aftë dhe i përgatitur dhe skuadrat e drejtuara prej tij dinë si t’i bëjnë dëme kundërshtarit, ne konsiderohemi si favoritë, por vlen vetëm fusha e lojës dhe fusha e lojës tregon se cila është skuadra favorite, fjalët nuk vlejnë. Nuk e di nëse do të bëjnë një lojë të ashpër mbi Messin, nuk është problemi ynë”, tha trajneri i Barcelonës në deklaratën para ndeshjes.

Leave a Reply