Poçetino: Kristiano është i shkëlqyeshëm, mirëpo Kejn nuk do e ndërroja me asgjë

Trajneri i Totenhamit, Maursio Poçetino shpreson se sulmuesi i tij Hari Kejn do të luaj në takimin e nesërm ndaj Realit të Madridit në kuadër të grupit “H” të Ligës së Kampionëve Evropian.

“Jemi optimistë se ai do të luaj në ndeshjen e nesërme, mirëpo nuk mund të them asgjë 100% të sigurtë. Mbetet edhe një ditë deri te ndeshja. Mund të fitojmë Realin edhe pa të. Do të japim më të mirën për të fituar takimin e nesërm pavarësisht nëse ai do të luaj ose jo” – tha trajneri i Totenhamit në Konferencën për shtyp të organizuar për gazetarë.

“Edhe Kejn edhe Kristiano janë të shkëlqyeshëm. Duhet të respektojmë atë që Kristiano ka bërë viteve të fundit. Për mua Hari është një ndër “9-shet” më të mira, pse jo ndoshta edhe më i miri. Nuk do të ndërroja Kejnin me askënd” – shtoi Poçetino.

Për dallim nga ndeshja në Madridit, në takimin e nesërm Poçetino do të mund të llogarisë edhe në shërbimet e Del Ali.

“Për mua të gjithë futbollistët janë të veçantë dhe të klasit të lartë. Po Dele Ali është special, është shumë i mirë, ndërsa mund të bëhet edhe më i mirë. Ai mund të bëhet një ndër futbollistët më të mirë në Botë” – përfundoi Poçetino.

Leave a Reply