Junajtedi i pagabueshëm, rrëshqet Bazeli i Xhakës dhe Ajetit (VIDEO)

Mançester Junajtedi vazhdon pa gabime në ndeshjet në grupe të Ligës së Kampionëve Eevropian, njofton “infOSport.mk”. Të besuarit e trajnerit Hoze Murinjo sonte në “Olld Traford” mundën Benfikën me rezultatin 2:0, duke arritur edhe fitoren e katërt nga po aq ndeshje.

Autogoli i Svilar dhe penalltia e Blind vulosën triumfin e anglezëve që tashmë kanë 12 pikë në grupin “B” dhe janë të qetë në krye të tabelës, edhe pse kualifikimin për në fazën eliminatore do të duhet ta konfirmojnë në ndeshjet e xhiros së pestë.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Bazeli i Taulant Xhakës dhe Albian Ajetit ndërlikoi gjithçka pasi u mund në shtëpi 1:2 nga CSKA-ja e Moskës. Tashmë të dyja këto ekipe kanë nga gjatë pikë dhe do rivalizojnë në dy ndeshjet e mbetura, ku edhe do të diskutojnë emrin e skuadrës së dytë të këtij grupi që do të luante në fazën eliminatore.

Leave a Reply