Higuain shpëton Juven, Barcelona vetëm barazim në Athinë (VIDEO)

Gonzalo Higuain sërish ka rezultuar deçiziv te Juventusi. Sulmuesi argjentinas i cili me dy gola të shënuar i siguroi fitoren Juves në derbin e madh italian ndaj Milanit të shtunën në “Serie A”, sonte shënoi golin e shpëtimit ndaj Selltikut në Ligën e Kampionëve Evropian ku “Zonja e Vjetër” morri vetëm një barazim 1:1, njofton “infOSport.mk”.

Higuain golin e barazimit e realizoi në minutën e 79-të, teksa për vendasit që gjatë 45 minutave të para e kishte shënuar Cesar.

Me barazim, por pa gola u mbyll edhe takimi tjetër i grupit “D” midis Olimpiakosit dhe Barcelonës në Athinë. Kësisoj edhe Barcelona edhe Juve kualifikimin për në raundin e dytë të garave në Ligën e Kampionëve do të duhet ta kërkojnë në ndeshjet e xhiros së pestë.

Leave a Reply