UEFA: Shkëndija klubi më mirë i ranguar nga Maqedonia në dekadën e fundit

Shkëndija e Tetovës tashmë vite me radhë është shndëruar në forcë udhëheqëse të futbollit në vend, ndërsa nuk kanë munguar edhe paraqitjet e suksesshme në Kupat e Europës ku mes tjerash në këtë periudhë tre herë rresht kjo skuadër kishte arritur deri në fazën “play off” të Liga Europa.

Nga viti 2014 skuadra tetovare vazhdimisht po merrë pjesë në eliminatoret e Kupave të Europës, ndërsa duke u bazuar edhe në rezultatet e suksesshme, e githë kjo ka sjellë edhe efektin e vetë në aspekt të renditjes.

UEFA ka publikuar ranglistën e klubeve sipas rezultateve të shënura më garat ndërkombëtare dhe Shkëndija rezulton klubi më i mirë nga Maqedonia e Veriut në 10-të vitet e fundit.

Në mesin e 500 klubeve, Shkëndija renditet në vendin e 284-të, me një trend të ngjitjes së vazhdueshme pas çdo viti pasardhës. Sipas rezultateve të shënuara në 10-të vitet e fundit në Kupat e Europës, klubi më i suksesshëm rezulton Reali i Madridit, për të pasuar më pas klube si Bajerni i Munihut, Barcelona, Atletiko Madridi dhe Çelzi, skuadra këto që kompletojnë TOP5-shin. Nga Maqedonia e Veriut në mesin e 500 klubeve më të mira pas Shkëndijës, figurojnë edhe Vardari që mban vendin e 366-të dhe Rabotniçki që renditet i 380-ti.

Leave a Reply