Arrestohen tre persona të Nurmagomedov pas sulmit ndaj Konor (VIDEO)

Tre persona nga ekipi i Khabib Nurmagomedov, kampionit në kategorinë e lehtë në UFC janë ndaluar dhe janë vendosur në paraburgim menjëherë pas duelit të shumëpritur midis dagestanezit dhe yllit të MMA-së, MekGregor.

Khabib mundi irlandezin në mënyrë bindëse, duke detyruar MekGregorin që të dorëzohet në raundin e katërt, mirëpo pas paraqitjes së shkëlqyeshme brenda në kafaz i provokuar edhe ofenduar nga ekipi i kundërshtarit të tij, Nurmagomedov kërceu mbi kafaz duke kërkuar që të përleshet fizikisht me ta.

Në anën tjetër disa persona nga ekipi i Khabib u futën brenda në kafaz duke sulmuar irlandezin, MekGregor, i cili më pas u largua nga skena.

“Të tre personat në fjalë janë arrestuar dhe policia tashmë ata i ka dërguar në burg. Nuk e di se çfarë të them, thjesht jam i neveritur me atë që ndodhi. Konor është mirë, ai është i shkatërruar dhe i mërzitur nga dueli i humbur, dhe jo nga skenat që ndodhën pas përfundimit. Tre personat nga ekipi i Khabib me siguri se do të akuzohen dhe dënohen dhe në të ardhmen nuk do të mund të marrin vizë, dënimet për ta do të jenë serioze” – tha presidenti i UFC-së, Duejn Uajt.

Leave a Reply