Nurmagomedov pritet si mbret në vendlindjen e tij (VIDEO)

Lufta e fundjavës midis Khabib Nurmagomedov dhe Konor MekGregor në UFC229 ishte ngjarja kryesore sportive, që morri vëmendjen e gjithë Botës. Dagestanezi ishte superior në luftën ndaj irlandezit, duke e detyruar këtë të fundit që të dorëzohet në raundin e katërt.

Kjo fitore më se bindëse e Khabib Nurmagomedov gëzoi tej mase fansat ane mbanë Botës, e në veçanti ata nga vendlindja e tij, të cilët i bënë një pritje madhështore kampionit të tyre.

Pritja spektakolare e Khabib Nurmagomedov ndodhi në stadiumin e Anzhit në Makaçkala, në të cilin luajnë edhe tre futbollistët shqiptarë, Bekim Balaj, Odise Roshi dhe Bernard Berisha.

Nurmagomedov doli para të pranishmëve me ripin e kampionit i shoqëruar nga babai i tij. Të pranishmit, në përgjithësi djem të rinj me ovacione përcollën daljen e tij, ndërsa gjatë fjalimit të Khabib, ata në korr thonin emrin e tij dhe të Dagestanit, nga edhe vjen kampioni i ri në UFC.

Një pjesë e fansave rreth filluan të futen brenda në stadium. Në një moment rreth 100 fansa shkelën poshtë në fushë, ndërsa Nurmagomedov me buzëqeshje tha: ‘Ju jeni shumë, ndërsa unë jam vetë’.

‘Për çdo ditë iu lutesha Allahut të Lartëmadhëruar të jem shëndosh dhe të mos pësoj ndonjë lëndim, për të qenë i gatshëm për atë luftë. Dëshiroja ti mbyllja gojën atij idiotit dhe ti tregoj dallimin midis popullit tonë dhe popullit të atij. Ne kemi histori të madhe dhe asgjë nuk mund të na ndalë. Viteve të fundit kemi pasur shumë sprova, mirëpo shpresoj se sadopak ju kam sjellë gëzim dhe se kam arsyetuar pritjet e juaja. Më e rëndësishme është që jemi bashkë dhe të vazhdojmë të jemi të bashkuar’ – tha kampioni.

Leave a Reply