Monako shkarkon trajnerin Leonardo Zhardim

Ajo që përflitej tashmë për disa javë, sot u bë edhe realitet. Drejtuesit e Monakos gjatë ditës së sotme kanë vendosur që të pushojnë nga puna trajnerin e tyre, Leonardo Zhardim, i cili në krye të skuadrës nga Principata qëndroi për 4 vite të plota.

Trajneri 44-vjeçar e udhëhoqi Monakon drejt një titulli befasues në vitin 2017, por sezoni aktual ka nisur në mënyrë tragjike, me vetëm një fitore në kampionat dhe vendi i 18-të në renditje pas 9-të xhirove të kaluara.

Portugezi, i cili drejtimin e Monakos e morri në vitin 2014-të, kishte rinovuar deri në 2020-tën pas ecurisë impresionuese në vitin 2017-të, kur Monako arriti deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve Europian.

“Jam krenar dhe mirënjohës që kam pasur mundësi të drejtojë Monakon për më shumë se 4 vite. Kam dhënë gjithnjë maksimumin tim dhe kam punuar me pasion. Kemi arritur fitore të mëdha dhe do t’i mbaj gjithnjë brenda meje ato kujtime” – tha Zhardim.

“Përshëndes me respekt të thellë Leonardon për punën e kryer. Zhardim është bërë një pikë referimi në Europë me punën e kryer te ne dhe largohet me një bilanc shumë pozitiv. Periudha e drejtimit të tij do të mbetet një ndër faqet më të bukura në historinë e klubit dhe Leonardo do të jetë gjithnjë pjesë e familjes Monako” – tha zëvendëspresidenti i Monakos, Vadim Vasilyev.

Mbetet të shihet se cili do të jetë pasuesi i Leonardo Zhardim, ku si kandidatë kryesor shihet Tieri Henri, që ditë më parë refuzoi ofertën e Aston Villës.

Leave a Reply