Meksikë, rrahje mes femrave në ndeshje futbolli (VIDEO)

Ndeshja kampionale në konkurrencë të femrave nga kampionati meksikan midis skuadrave të Tigres dhe Çivas përveç një futbolli cilësor dhe 4 golave të shënuar, ka dhuruar edhe disa skena të padëshiruara.

Gjithçka rreth fituesit në këtë përballje u vendos që në pjesën e parë, kur Tigres avansonte me rezultatin 3:1, rezultat ky që doli të jetë edhe përfundimtarë. Megjithatë në mungesë të golave në pjesën e dytë, tifozët e pranishëm në stadium patën mundësinë të shohin një zënkë mes futbollisteve, e cila për fat të mirë nuk eskaloi edhe më shumë, ndërsa përfundoi me dy kartonë të kuq, nga një për secilën skuadër.

Leave a Reply