Xheko betonon Bosnje e Hercegovinën në pozitën e parë (VIDEO)

Bosnja e Hercegovina ka betonuar pozitën e liderit në grupin 3 të Ligës ‘B’ të turneut më të mirë nga ana e UEFA-s, i quajtur Liga e Kombeve, njofton ‘infOSport.mk’. Boshnjakët si vendas mundën Irlandën Veriore me rezultatin 2:0, ndërsa që të dy golat mbajnë firmën e yllit të Romës, Edin Xheko (27, 73).

Xheko shënoi nga një gol në secilën pjesë, ndërsa falë kësaj fitore Bosnja e Hercegovina ka grumbulluar 9 pikë në tre ndeshje, duke vazhduar në këtë mënyrë me efektin e qindtpërqindtë.

Në vendin e dytë me 3 pikë nga dy ndeshje të zhvilluara renditet Austria, ndërkohë Irlanda e Veriut mban fenerin me 0 pikë në tre ndeshje të zhvilluara.

Leave a Reply