Cesk Fabregas tashmë me një rekord edhe në “Guinness”

Mesfushori spanjoll i Çelzit, Cesk Fabregas ka një listë të madhe arritjesh gjatë karrierës së tij. Ai ka të fituar Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës, Kampionatin Europian, Premierligën angleze, ndërsa tashmë zotëron edhe  dy rekorde ‘Guinness’.

Futbollisti ‘katalunas’ rezulton futbollisti më i shpejtë në historinë e Premierligës angleze që ka grumbulluar 100 asiste. Këtë kuotë mbresëlënëse Fabregas e ka arritur në 263 ndeshje kampionale, ndërsa një gjë e tillë do të shfaqet në ‘Guinnessin’ e edicionit 2019-të.

Asisti i tij i 100-të në Premierligë kishte ndodhur me 31 dhjetor të vitit 2016-të në ndeshjen ndaj Stouk Sitit, në të cilën Çelzi kishte shënuar fitore me rezultatin 4:2, ndërsa Fabregas kishte asistuar në golin e dytë të realizuar nga ana e brazilianit, Vilian.

“Unë nuk jam më i shpejti, as më i forti, por ky rekord në karrierën time është një nga gjërat që më bën krenar për punën time. Kjo do të thotë se kam bërë mirë,” – shpjegoi spanjolli në deklaratën e bërë për faqen zyrtare të internetit të “Guinness”.

Futbollisti është fotografuar me dy pllakata në duar, imazh të cilin e ka hedhur në ‘Tëitter’. Ai përveç 100 asisteve në një periudhë më të shkurtë kohore se çdo futbollist tjetër, mund të krenohet gjithashtu edhe me një rekord të dytë, si futbollisti me më shumë pasime (asiste) në 30 sekonda, arritje që e bashkëndan me Xhejmi Rednap, ish-futbollist i Liverpullit, ndryshe i biri i Hari Rednap.

Leave a Reply