Klop tregon arsyen e mungesës së Shaqirit në ndeshjen ndaj Leçesterit

Liverpulli këtë fundjavë në elitën e futbollit anglez regjistroi një fitore shumë të rëndësishme 3:0 përballë Leçester Sitit, duke u rikthyer sërish në pozitën e parë, të cilën tashmë e ndanë me Totenhamin, që të dyja skuadrat me nga 20 pikë. Në këtë ndeshje te “redsat” mungoi futbollisti shqiptarë, Xherdan Shaqiri, edhe të shkaku i një lëndimi që kishte pësuar me përfaqësuesen e Zvicrës. Mirëpo një gjë e tillë u mësua vetëm pas ndeshjes, ndërsa rreth kësaj çështje foli edhe trajneri Jurgen Klop.

 “Shaqiri kishte një problem me muskujt gjatë kohës sa ishte me ekipin kombëtar, por ai nuk e kishte kuptuar as vetë se ishte lënduar. Ai u rikthye në klub, stërviti me ne dhe më vonë e ndjeu se ishte i lënduar. Pasi i bëmë një skanim e kuptuam se bëhej fjalë për një lëndim që i kishte ndodhur 5-6 ditë më herët”, – kishte deklaruar Klop.

“Askush nuk e dinte për këtë lëndim të tij, madje as vet Shaqiri dhe kështu ai nuk ishte i gatshëm për ndeshjen ndaj Leçesterit” – kishte thënë strategu gjerman.

Kësisoj Shaqiri do t’i mungojë Liverpullit edhe të mërkurën mbrëma në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Atalantës së Berat Gjimshitit.

Leave a Reply