Murinjo nuk do të mund të udhëheq Junajtedin ndaj Çelzit

Hoze Murinjo nuk do të mund të ulet në bankinën e Mançester Junajtedit për ndeshjen kundër Çelzit, që në program është të shtunën (20 tetor_ me fillim në ora 13:30. Federata angleze e futbollit ka dënuar Murinjon për shkak fjalorit të ndytur të portugezit të përdorur në ndeshjen ndaj Njukasëll Junajtedit, në të cilën skuadra e tij me një përmbysje spektakolare në fund shënoi fitore me rezultatin 3:2.

Edhe pse ka të drejtë ankimimi, është evidente se Murinjo megjithatë do të mungojë nga bankina e ‘Djajve të Kuq’ për ndeshjen e së shtunës në ‘Stemford Brixh’. Është ky një derbi kundër ish skuadrës së tij, që aktualisht bashkë me Sitin dhe Liverpullin kryesojnë renditjen me nga 20 pikë.

Strategu portugez në momentet kur skuadra e tij ndodhej në disavantazh prej 0:2 kishte humbur durimin dhe kishte thënë ca fjalë në gjuhën portugeze, ndërsa gjëra të tilla, ashtu siç është e ditur në Premierligën angleze nuk tolerohen.

Leave a Reply