A.Pandev me 4 mungesa, Makedonija Gj.P kërkon hakmarrje

Makedonija Gj.P ku aktivzohen dy futbollistët shqiptarë Ilirid Ademi dhe Sabit Bilali në takimin e sotshëm ndaj Akademia Pandev kërkon hakmarrje për atë disfatë të pësuar në ndeshjen e parë në minutat shtesë të takimit, kur ishte mundur me rezultatin 1:2. Skuadra shkupjane 90 mintuëshin e rregullt e kishte mbyllur me barazimin 1:1, mirëpo një gol i Lupço Doriev në minutën e 3-të shtesë u kishte mohuar atyre barazimin.

Bazuar në formën momentale të futbollistëve dhe rezultateve që po i arrinë skuadra shkupjane, një gjë e tillë është më se e mundur, sidomos pas mungesave të shumta te skuadra nga Strumica në prag të këtij takimi.

Trajneri Jugosllav Trençovski për takimin e sotshëm nuk do të mund të llogaris në shërbimet e 4 futbollistëve standard, edhe atë të veteranit Aco Stojkov, qendërmbrojtësit Vançe Shikov, mbrojtësit Filip Mihajllov si dhe mesfushorit Goram Tomovski. Janë këta mungesa të mëdha te Akademia Pandev, sidomos në repartin e mbrojtjes, aty ku Makedonija GJ.P do të tentojë të depërtojë më lehtë dhe të shënojë gola.

Leave a Reply