Bajrami: Loja ndaj Sileksit është shembull si duhet të luftojmë për fanellën dhe “Shvercerat”

Shkupi rigjen buzqeshjen në kampionat, duke marrë fitore 2:0 ndaj Sileksit në Çair në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të në elitën e futbollit vendor. Pas fitores, për mediat ka folur kapiteni i skuadrës “bardheblu” Muharem Bajrami.

“Më gëzon fakti se arritëm të fitojmë ato më të rëndësishmet, tre pikët. Sigurisht se para ndeshjes qëllimi kryesor ka qenë që të arrihen vetëm pikët, ndërsa në plan të dytë ishte loja. Mirëpo ne sot treguam edhe lojë të mirë, me aksione të bukura, dhe mendojë se me plotë meritë u përmbyllë me dy gola. Edhe pse në pjesën e dytë kishim raste që të shënonim edhe ndonjë gol tjetër dhe të jetë fitorja sa më e thellë. Pika e dytë që dua ta ceki është se pikërisht kjo lojë duhet të jetë shëmbull se si ne duhet të luftojmë për fanellën e sidomos kur luajmë në Çair para publikut tonë dhe para “Shvercerave”. Kjo pauzë dy javore me trajnerin e ri Umit Karan, ka sjellë shumë gjëra pozitive, si në atmosferë por edhe në lojë dhe këtë e dëshmuam me fitore bindëse. Duhet të vazhdojmë  me këtë ritëm, nuk duhet të ndalemi, pasi ka ende për tu luajtur në kampionat”, tha Muharem Bajrami.

Shkupi ndeshjen e radhës në kampionat e luan me Pobedën në transfertë.

Leave a Reply