Shaqiri titullarë kundër Crvena Zvezdës

Jurgen Klop para pak minutash ka zbardhur formacionin me të cilin do të zbres në fushë në përballjen ndaj Crvena Zvezdës, në ndeshjen e vlefshme të xhiros së tretë në kuadër të grupit ‘C’, njofton ‘infOSport.mk’.

Bie në sy edhe prezenca e futbollistit shqiptarë, Xherdan Shaqiri, i cili do të ketë rastin të dëshmojë veten edhe kundër serbëve të Crvena Zvezdës. Rikujtojmë në Botërorin e fundit në Rusi, Shaqiri duke përfaqësuar Zvicrën arriti që të shënojë ndaj kombëtares serbe, madje duke festuar më pas edhe me shqiponjë, që solli shumë reagime dhe polemika.

Mbetet të shihet nëse sonte Shaqiri do të shënojë edhe kundër Crvena Zvezdës dhe nëse do të festonte golin e tij të parë me Liverpullin në Ligën e Kampionëve duke krijuar shqiponjën.

Më poshtë keni formacionet e të dyja skuadrave:

Leave a Reply