“SkySports”: Konte i thotë ‘PO’ Realit të Madridit

Është vetëm çështje ditësh kur Julen Lopetegi do të largohet nga Real Madridi. “Skysports.com” shkruan se trajneri italian, Antonio Konte është gjithnjë e më pranë bankinës së skuadrës kampione të Botës dhe Europës.

Kreu i Real Madridit, Florentino Perez ka kontaktuar me Konten, ndërsa ky fundit  thuhet se ka pranuar ofertën e numrit një të mbretërve.

Madje thuhet se italiani shumë shpejtë do të marrë “timonin” e Realit të Madridit, që nuk po kalon aspak një sezon të mirë.

“El Clasico” mund të jetë ndeshja e fundit e Lopetegit në krye te Real Madridit, skuadër kjo që pas 9 xhirove të zhvilluara në La Liga ka regjistruar 4 fitore, 2 barazime dhe 3 disfata, dhe aktualisht ndodhet në pozitën e 7-të me 14 pikë.

Leave a Reply