Futbollisti shqiptar shënon golin më të shpejtë në Gjermani!

Futbollisti me origjinë shqiptare, Ardian Morina, ka hyrë në historinë e futbollit gjerman, teksa ka shënuar golin më të shpejtë në ndeshjen e 1/16 së finales së Kupës, që skuadra e tij Ulm e zhvilloi ndaj Dyzeldorfit.

24-vjeçari Morina shënoi gol vetëm pas 14 sekondave lojë, duke kaluar në epërsi skuadrën e tij, e cila megjithatë në fund pësoi disfatë të thellë 1:5.

Mirëpo pavarësisht kësaj disfate, Morina do të mbajë mend gjatë kohë këtë ndeshje, pasi në këtë mënyrë u bë futbollisti që ka shënuar golin më të shpejtë në garën më të vjetër në futbollin gjerman.

Leave a Reply