Stop ofendimeve! Shkupi është dashuri si në ditë Kampioni, por edhe në ditë të vështira

Tre tituj kampioni dhe tre trofe të Kupës në  vitrinë nga dy kompeticionet e Maqedonisë të koleksionuar në kohën kur vështirë ka qenë të jesh pjesë e elitës e mos të flasim të shpallesh kampion, ndërsa sot e kësaj dite mbetet i pa prekur dhe i vetmi ekip shqiptarë më i suksesshëm në vend sipas të arriturave gjatë historisë.

FC Shkupi, krenari dhe dashuri pa fund me histori të artë pas vetes, por sot jo në atë nivel të lartë. Por, çfarë do të thotë kjo, ti kthehet shpina klubit më të mirë shqiptarë në Maqedoni që dikur të gjithë ishim së bashku me të kur na bënte krenar dhe na zbardhte fytyrën si shqiptarë me suksese dhe dominimin absulut ne futbollin vendor?

Pikërisht tani është momenti që klubi të mbështet edhe më shumë, si nga tifozët e zjarrtë por edhe nga publiku i rëndomtë. Janë të tepërta fyerjet dhe ofendimet në drejtim të drejtuesve dhe futbollistëve pas çdo dështimi. Është diçka që nuk i takon natyrës tonë si shqiptarë, pasi çdo njëri që është pjesë e klubit kontribon në mënyrën e tij për një Shkup më të mirë, më të suksesshëm dhe të kthehet aty ku e ka vendin si kampion.

Por që një gjë e tillë nuk arrihet për një natë dhe sigurisht se duhet punuar në shtigje të gjata dhe të njejtën po e bën edhe kryesia e skuadrës nga Çairi për momentin.

Sponsorë, pronarët e shumë faktorë tjerë të sjell në Çair për një arsye. Për një Shkup më të fortë dhe jo për biznes ashtu siç pretendojnë nga jashtë individ të cilët mbase iu ka mërzitur të kontribojnë të paktën edhe me 100 denar për biletë kur Shkupi ishte më në krizë finansiare, ndërsa po këta drejtues të FC Shkupit kanë kontribuar më të gjitha finansat e veta për ta mbajtur gjallë një klub që është krenaria e qytetit por edhe e shqiptarëve.

E sot? Të hiqen tradhtarët dhe hajnat nga klubi? Po nëse tani ka një sponsor mesatar që sjell financa stabile në klub dhe sipas disa individëve që mendojnë se mund “vidhet” dhe të pasurohen përmes klubit, atëherë kur ishte klubi në krizë finansiare ishin po të njejtit drejtues në krye dhe vallë çka do të kishin fitim në atë kohë për të drejtuar klubin?

Tifozë dhe dashamirë të klubit Shkupi, kanë kaluar vetëm 13 xhiro në sezonin e ri, ndërsa pozita e 9-të ku ndodhet Shkupi ka diferencë vetëm 10 pikë me vendin e tretë që mbahet nga Akademia Pandev. Sezoni numron edhe 23 xhiro për tu luajtur dhe gjithçka lë hapur për përmirësim të gjendjes aktuale të skuadrës “bardheblu” që deri në fund të perfundojë në një pozitë ideale dhe të dëshiruar.

Dhe për këtë nuk duhet dorëzuar, pasi nuk është gjendje e mjerrueshme, por mund të thuhet çështje kohe për rikthim të rezultateve pozitive dhe ngritje në tabelë. Gjë që është e mundur dhe gjasa reale, ndërsa mbështetja nga jashtë është forcë shtesë për klubin në arritjet e objektivave.

Leave a Reply