E bujshme, Kimih i bashkohet Ter Shtegenit te Barcelona!?

Xhoshua Kimih është në radarin e Barcelonës. Të paktën kështu raportojnë mediat gjermane dhe ato spanjolle, sipas të cilave skuadra ‘katalunase’ tashmë ka dërguar disa herë skautët e tyre që ta vëzhgojnë mbrojtësin gjerman,i cili konsiderohet si një ndër futbollistët më të mirë në pozitën e tij, në krahun e djathtë.

Bajern Munihu pritet të refuzoj shitjen e tij, mirëpo një ofertë mbi 120 milionë euro, mund t’i lëkund ata nga qëndrimi i tyre.

Kontrata e Kimih me Bajernin e Munihut është deri në vitin 2023, andaj Barcelona do të pres deri në verën e vitit 2019-të, për të tentuar transferimin e tij në ‘Kamp Nou’.

Leave a Reply