Kroacia mund Spanjën në frymën e fundit, fiton edhe Belgjika

Kroacia ka shënuar një fitore spektakolare në Maksimir ndaj Spanjës, duke shënuar golin e fitores 3:2 në minutën e tretë shtesë të takimit, njofton ‘infOSport.mk’.

Që të gjithë 5 golat u realizuan në pjesën e dytë me kroatët që avansuan me golin e Kramariç në minutën e 54-të. Nuk zgjati shumë dhe vetëm dy minuta më pas spanjollët barazuan shifrat me anë të Sebajos, ndërsa Jedvaj në minutën e 69-të sërish kaloi në epërsi Kroacinë.

Një penalti e akorduar në minutën e 78-të i mundësoi kapitenit Serhio Ramos të barazoj rezultatin edhe për herë të dytë në këtë ndeshje, ndërsa fitoren përfaqësueses kroate i’a siguroi Jedvaj me golin e dytë personal në minutën e tretë shtesë. Kjo fitore rit shpresat e kroatëve për të përfunduar në fund të parët në tabelë në duelin direkt me Anglinë, ndeshje kjo që në program është me datë 18 nëntor.

Fitoren e tretë nga po aq ndeshje e realizoi edhe Belgjika që në ndeshjen e fundit kundër Zvicrës do ti shkonte për shtati edhe një barazim, për të përfunduar e para në grupin 2. Sonte belgët shënuan fitore 2:0 ndaj Islandës, falë dy golave të shënuar nga  Batshuai.

Ndeshja midis Austrisë dhe Belgjikës në grupin 3 të Ligës B u mbyll me barazim pa gola, duke i konfirmuar boshnjakët në pozitën e parë, ndërkohë në ndeshjet e Ligës C, fitoreve iu gëzuan skuadrat vendase Greqia dhe Hungaria.

Grekët me rezultatin minimal 1:0 mundën Finlandën, ndërkohë Hungaria me rezultatin 2:0 mundi Estoninë.

Në Ligën D dy ndeshjet e para u mbyllën me barazime. Andora ndali Gjeorgjinë, që deri më tani dinte vetëm për fitore. Kjo ndeshje u mbyll me barazimin 1:1, ndërsa me po të njëtin rezultat ishte mbyllur edhe ndeshja e parë midis Kazakistanit dhe Letonisë.

Bjellorusia shënoi një fitore të madhe ndaj Luksemburgut (0:2), duke marrë kryesimin në grupin 2 në Ligën D, ndërkohë në ndeshjen tjetër të këtij grupi Moldavia me rezultatin minimal 1:0 mundi San Marinon, që është skuadra më e dobët në kuadër të Ligës së Kombeve, duke mos realizuar asnjë gol dhe duke mos regjistruar asnjë fitore.

Leave a Reply