Mavraj kapet keq me gazetaren e RTSH-së pas ndeshjes (VIDEO)

Shqipëria mbrëmë pësoi një ndër disfatat më të rënda viteve të fundit, duke u mundur me rezultatin 0:4 në ‘Loro Boriçi’ nga Skocia.

Në këtë epilog përfundimtarë ndoshta ndikoi edhe kartoni i kuq i kapitenit Mërgim Mavraj në minutën e 22-të. Ky i fundit pas përfundimit të ndeshjes në u kap me gazetaren Hygerta Sako gjatë lidhjes direkte për emisionin “Ëndërr kuqezi” në RTSH. Debati nisi pas komentit të kartonit të kuq të bërë nga gazetarja.

Hygerta Sako: “Ju e dini që ajo goditje me kokë ishte e dënueshme apo jo?

Mavraj: Ku e pe ti që ishte goditje me kokë?

Hygerta Sako: Nuk besoj që jemi verbuar të gjithë apo jo… po e shoh edhe tani…

Mavraj: Lojtari skocez më tha vetë pas ndeshjes se nuk e preka fare, por gjithsesi ju, mendoni ndryshe. Kur lëviz gjoksin, lëviz edhe kokën”.

 

 

Leave a Reply