Kosovë-Azerbejxhan, UEFA cakton arbitrët e këtij takimi të rëndësishëm për ‘dardanët’

Përfaqësuesja e Kosovës, e cila mbrëmë gëzoi shumë shqiptarë ane mbanë Botës me atë fitore të thellë 5:0 në transfertën ndaj Maltës, të martën në Prishtinë kundër Azerbejxhanit do të zhvillojë ndeshjen vendimtare të kampanjës së saj në Ligën e Kombeve.

Aktualisht Kosova me 11 pikë udhëheq grupin 3 në Ligën D të Kombeve, dy më shumë se Azerbejxhani që ndodhet në pozitën e dytë. Kosovës i mjafton vetëm një pikë që të kualifikohet tutje në këtë kompeticion, ndërkohë azeret për të shpresuar në ndeshjet gjysmëfinale të këtij kompeticioni do duhet patjetër të shënojnë fitore.

Ndeshja e së martës në stadiumin e Prishtinës, ”Fadil Vokrri” starton nga ora 20:45, ndërsa drejtësinë do ta ndajë 6-shja e arbitrave nga Franca me kryesorin Benoit Millot, të cilit do ti ndihmojnë edhe Mehdi Rahmouni, Bertrand Jouannaud, Frank Schneider, Karim Abed dhe Benjamin Pages.

Leave a Reply