Taulant Xhaka kërkon falje dhe pret ftesë nga Panuçi

Taulant Xhaka e ka pranuar gabimin e tij dhe pas diskutimit me trajnerin e ri Kristian Panuçi, ai do të rikthehet të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare të futbollit.

“Kohët e fundit janë shkruar shumë gjëra të pavërteta dhe të fryra në media. Unë asnjëherë nuk kam thënë se do të largohem nga Kombëtarja. Kam qenë dhe do të jem përgjithmonë një Kuqezi me zemër”, – thotë Xhaka ekskluzivisht për “Top Channel”.

“Dua t’i uroj trajnerit të ri Kristian Panuçi suksese në këto dy ndeshje të radhës. Do ta ndjek si gjithmonë që nga sekonda e parë ndeshjen e përfaqësueses sonë. Pres me padurim që t’i rikthehem skuadrës”, – vijon Xhaka.

Rikthimin e paqes mes Xhakës dhe Panuçit e ka bërë të ditur vetë trajneri në konferencën për shtyp në fillim të këtij grumbullimi, ku kombëtarja “kuq e zi” është duke u përgatitur për dy sfidat e rradhës që i presin ata në shtator, fillimisht me Lihtenshtejnin në “Elbasan Arena”, dhe më pas edhe kundër Maqedonisë në stadiumin “Mladost” në Strumicë.

Leave a Reply