ZYRTARE, Huvedes vishet “bardhë e zi”

Juventusi edhe zyrtarisht ka njoftuar për angazhimin e gjermanit, Benedikt Huvedes. Mbrojtësi 29-vjeçar te skuadra kampione e Italisë do të luaj në formë huazimi nga rradhët e skuadrës gjermane të Shalke 04.

Ky huazim deri në fund të sezonit “Zonjës së Vjetër” do ti kushtojë 3.5 milion euro, ndërsa nëse kampioni i Botës nga viti 2014-të me Gjermaninë arrinë të regjistrojë 25 ndeshje me fanellën e “biankonerëve”, atëherë do të hy në fuqi klauzola për blerjen e kartonit të tij për shumën e 13 milion eurove.

Në marrëveshje gjithashtu është paraparë edhe një bonus në vlerë prej 3 milion euro, që Shalke 04 do ta përfitonte, vetëm në rast se Juventusi deri me 30 qershor të vitit 2020 arrinë rezultate të mëdha.

Leave a Reply