Hyka dhe rekordi i tij i vendosur ndaj Lihtenshtajnit!

Futbollisti i San Hoze nga Liga Amerikane e Futbollit (MLS), Jahmir Hyka, në 44 paraqitje me fanellën e Kombëtares shqiptare ka shënuar vetëm dy gola.

Goli i tij i parë ishte i shënuar pikërisht ndaj Lihtenshtejnit,  kundërshtarit të së shtunës të “kuqezinjëve”, gol ky i cili si duket do të mbetet përgjithmonë në historinë statistikore të kombëtares shqiptare. Kjo pasi mesfushori shtatëshkurtë nga Tirana, i kishte shënuar Lihtenshtejnit vetëm pas 46 sekondash lojë, në atë fitore 2:0 të realizuar më 20 gusht të vitit 2008 në “Qemal Stafa”.

Është ky goli më i shpejtë i realizuar ndonjëherë nga Shqipëria, si në ndeshjet zyrtare ashtu edhe në ato miqësore, siç ishte ajo ndaj Lihtenshtejnit gjatë vitit 2008.

Ishte ajo ndeshja e parë mes këtyre dy kombëtareve, të cilat u takuan edhe njëherë tjetër, kësaj rradhe në një ndeshje zyrtare në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Rusi 2018”, kur më 06 tetor të vitit 2016-të skuadra e udhëhequr nga De Biasi kishte shënuar fitore identike me rezultatin 2:0.

Të shtunën po këto dy kombëtare do të takohen edhe njëherë tjetër, kësaj rradhe në “Elbasan Aarena”.

Leave a Reply