Sedat Berisha në formacionin e javës në Superligën e Kosovës

Kanë mjaftuar vetëm dy xhiro që mbrojtësi shkupjan Sedat Berisha të lë shenjat e para në futbollin kosovar. Performansa e shkëlqyeshme në fitoren e Dritës së Gjilanit përballë Drenicës dhe goli i zhbllokimit të rezultatit në minutën e fundit e kanë vendosur Berishën në formacionin e javës në Superligën kosovare sipas portalit “Telegrafi”.

Berisha te Drita u transferua në merkaton e janarit, ndërsa gjysmësezonin e parë e zhvolloi në Superligën e Shqipërisë me skuadrën e Tiranës. /InfOSport.mk

Leave a Reply